Pas gjashtë muajsh në hapësirë, tre astronautët e misionit Shenzhou-19 kthehen në Tokë

Pas gjashtë muajsh në hapësirë, tre astronautët e misionit Shenzhou-19 kthehen në Tokë

Tre astronautë kinezë u kthyen në Tokë të mërkurën pas gjashtë muajsh qëndrimi në stacionin kombëtar hapësinor  Tiangong ("Pallati Qiellor").

 

Drupal Ad

Kapsula ku po qëndronin Cai Xuzhe, Song Lingdong dhe Wang Haoze, u ul në Mongoli.

Lajmin e raportoi Agjencia e Lajmeve të Kinës , duke i dhënë fund kështu misionit Shenzhou-19.

Kina e kishte shtyrë kthimin e ekuipazhit, i cili fillimisht ishte planifikuar për të martën, për shkak të kushteve të këqija të motit në terren.

Kina ka investuar miliarda euro në programin e tij hapësinor në mënyrë që të arrijë Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë.

Kina shpreson të dërgojë një mision me njerëz në Hënë deri në vitin 2030 dhe të ndërtojë një bazë hënore. Tre astronautët e Shenzhou-19 kanë punuar në stacionin hapësinor që nga tetori i kaluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy