Shkeli semaforin në Zvicër, shqiptari shpallet në kërkim në Tiranë

Shkeli semaforin në Zvicër, shqiptari shpallet në kërkim në Tiranë

Me gjithë morinë e rasteve të personave të proceduar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, Prokuroria e Tiranës duhet të angazhohet për të identifikuar dhe çuar para drejtësisë shoferin e një mjeti që ka thyer rregullat në Zvicër, shkruan “Panorama”.

Drejtuesi i këtij mjeti, i dyshuar si shqiptar, ka thyer edhe kufirin e shpejtësisë dhe një semafor të kuq teksa udhëtonte në një segment rrugor në Gjenevë në 2015. Situata tingëllon e çuditshme për realitetin shqiptar, por kërkesa për hetimin e rastit është paraqitur zyrtarisht nga autoritetet zvicerane të drejtësisë.

Përmes një letërporosie ata i kanë kërkuar ndihmë palës shqiptare në hetimin e çështjes. Kërkesa është pranuar nga Gjykata e Tiranës, që në një vendim të shpallur më 19 korrik 2017, urdhëron Prokurorinë e Tiranës të bëjë të mundur ekzekutimin e saj. Shkelja për të cilën kërkon ndihmë drejtësia zvicerane është shënuar dy vjet më parë.

Sipas përmbajtjes së letërporosisë së mbërritur në Shqipëri, rezulton se më 5 dhjetor 2015, rreth orës 01:11 në një prej rrugëve të qytetit të Gjenevës në Zvicër është konstatuar lëvizja e një mjeti me targa shqiptare tej limiteve të lejuara të shpejtësisë në atë zonë. Autoritetet e atij vendi e kanë cilësuar si tejkalim të madh të kufirit të shpejtë- sisë së lejuar.

Sipas të dhënave, mjeti është vënë re të qarkullojë me shpejtësi 94 km/orë, në një zonë ku kufiri maksimal i lejuar i shpejtësisë së lëvizjes ka qenë 50 km/ orë. Po sipas të dhënave të përcjella përmes shkresës zyrtare, në këtë lëvizje të lartë drejtuesi, apo drejtuesja e mjetit në fjalë nuk ka respektuar një semafor, duke e kaluar atë në ngjyrën e kuqe.

Për shkak të këtyre rrethanave, autoritetet e drejtësisë zvicerane parashtronin tre kërkesa për homologët shqiptarë, identifikimin e personit, marrjen e tij në pyetje dhe vënien në dijeni të shkeljes së kryer, si edhe evidentimin e gjendjes financiare të tij. “Të identifikohet dhe të merret në pyetje personi në emër të cilit rezulton të jetë i regjistruar ky automjet.

Të merret në pyetje pronari i mjetit duke i kërkuar të sqaroj në lidhje me faktin më sipër, pra faktin penal në ngarkim të tij, duke i bërë me dije gjithashtu përmbajtjen e neneve ‘shkelja e rëndë e rregullave të qarkullimit rrugor’ dhe ‘shkelja e lehtë e rregullave të qarkullimit rrugor’”, sipas Kodit Penal zviceran.

Të pyetet gjithashtu mbi situatën e tij personale dhe financiare”, listonte gjykata në vendim kërkesat e palës zvicerane. Sipas gjykatës, nenet për të cilin janë duke hetuar rastin në fjalë autoritetet zvicerane të drejtësisë parashikohen në Kodin Penal shqiptar në nenin përkatës të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.

Në zbatim të procedurës ligjore në shqyrtime të këtij lloji, në vendim gjykata urdhëronte sekretarinë që nga një kopje e vendimit t’i dërgohet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë si dhe Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy