Koronavirusi te lakuriqët prej kohësh, studiuesit rusë zbulojnë detaje të reja  

Koronavirusi te lakuriqët prej kohësh, studiuesit rusë zbulojnë detaje të reja  

Shkencëtarët rusë kanë zbuluar një mutacione të pazakonta në gjenomin e koronavirusit SARS-CoV-2, që tregon se kohët e fundit ky virus është përshtatur në mënyrë evolucionare për lakuriqët. Studimi është kryer në Institutin për Informacion mbi Problemet e Transmetimit në Akademinë e Shkencave Ruse.

Shkencëtarët prej disa kohësh po përpiqen të kuptojnë se ku dhe si u shfaq koronavirusi që u pëhap në të gjithë botën, si dhe kur filloi të transmetohet nga njeriu në njeri.

Ka shumë diskutime kur dhe ku ka ndodhur infeksioni i parë i një njeriu me SARS-CoV-2. Pikëpyetje ka ende nëse njerëzit e morën virusin direkt nga lakuriqët ose përmes një kafshe tjetër që mund të ketë shërbyer si urë, si dhe pse SARS- CoV-2 doli aq i fortë si infeksion.

Shkencëtarët rusë analizuan dhe krahasuan mbi një mijë gjenome SARS-CoV-2, rreth dyqind gjenome të patogjenit të pneumonisë atipike, dyzet sekuenca për virusin HKU1 si dhe disa gjenome të të ngjashmëve të tij me origjinë shtazore.

Një studim i këtyre mutacioneve të vogla lejoi studiuesit të zbulojnë një karakteristikë unike të koronavirusit jo tipik për të ngjashmit e tij.

Ata zbuluan se gjenomi SARS-CoV-2 përmban një numër jashtëzakonisht të madh mutacionesh që çojnë në zëvendësimin e guaninës (G), një nga katër "shkronjat" e ADN-së dhe zinxhirët e ARN-së, me molekulat e uracilit (U). Kryesisht mbi dyqind (15%) mutacione të zbuluara i përkasin kësaj kategorie. Kjo është pothuajse dhjetëfishi i mutacioneve të tilla në paraardhësit e SARS-CoV-2 para kalimit të infeksionit te njerëzit.

Kjo karakteristikë e patogjenit COVID-19 pasqyron faktin se deri vonë, ai ka infektuar lakuriqët, qelizat e të cilave mbrohen jashtëzakonisht mirë nga akumulimi i molekulave të ndryshme agresive, të afta për të futur mutacione në kopjet e reja të ARN virale.

Kur virusi SARS-CoV-2 u zhvendos te njerëzit, ai e humbi këtë mbrojtje, e cila, siç mendojnë autorët, çoi në dëmtimin e një numri të madh të elementit guaninë të ARN-së dhe akumulimin e shpejtë të mutacioneve në gjenomin e koronavirusit. Studiuesit konkludojnë se nga njëra anë, ky është një argument për origjinën natyrore të virusit SARS-CoV-2, ndërsa nga ana tjetër ngre pikëpyetjen se pse diçka e ngjashme nuk ka ndodhur me patogjenin e pneumonisë atipike, e cila gjithashtu e ka origjinën te lakuriqët e natës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy