Biberaj: Sali Berisha ka dy borxhe ndaj demokratëve. Aq sa ishim në Kuvend, nuk fitojmë (VIDEO)

Biberaj: Sali Berisha ka dy borxhe ndaj demokratëve. Aq sa ishim në Kuvend, nuk fitojmë (VIDEO)

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, sqaron se ka qenë anëtar i Këshillit por se ka rikandiduar sërish.

Për MCN Live, ai tha se njerëzit duhet të pozicionohen dhe nëse janë me këtë model qeverisës, le të vazhdojnë të shërbejnë, ose në të kundërt të pozicionohen me opozitën për të bërë të mundur rrotacionin politik.

Realisht Shqipëria është në ditët e qeverisjes më të keqe. Kjo nuk është qeverisje, por grup i strukturuar kriminal. E kanë mendjen vetëm për të vjedhur. Kryeministri që s’punon asnjë sekondë, Kryeministër bejtexhi.

Nuk arrij ta kuptoj pse nuk iu bashkuan Kuvendit! Ky Kuvend ka një mazhorancë absolute të demokratëve, e certifikuar në 6 mars. Nuk besoj se do ketë Parti Demokratike të tjera demokratike, si fraksion të demokracisë reale. Këto janë qëndrime personale mbase me kohë do i sqarojnë. Ne si PD duhet të bashkohemi të gjithë faktorët politikë. Çdo gjë që ndodh brenda nesh është brenda familjes politike.

Kemi përballë një klikë që duhet përmbysur. Ose Shqipëria rrezikon të kthehet më keq se në vitet e komunizmit.

Sa i takon deputetëve, ai tha se ata të listës janë “deputetë epruvetë”, duke shtuar se duhet të kenë qëndrime pro ose kundër.

Sipas tij, deputetët duhet të kishin qëndrim dhe se fakti që nuk ishin pjesë e Kuvendit nuk është diçka pozitive, por tha se nuk është as gjëmë.

Nuk jam për të fetishizuar deputetin, me dhe pa ne, PD do të ecë përpara. Çdo deputet duhet të ketë dinjitetin e vetë dhe personalitetin e vetë. Të vijë si Fatbardh Kadilli dhe të thotë që ‘s’jam dakord’.

Unë jam delegat anëtar i Këshillit të kaluar dhe automatikisht je delegat. Pse do presësh ftesë? Është Kuvendi i partisë tënde. Deputetët kanë përgjegjësi për të respektuar votën.

Kam pasur mosmarrëveshje me lidershipin e PD kur ka qenë në pushtet. Por unë do e votoj pa kushte. I kam shkuar në zyrë. Të votojë Kuvendi e partisë tënde dhe të mos shkosh, nuk e shoh diçka të mirë.

Biberaj deklaroi se Enkelejd Alibeaj nuk ka asnjë lloj tagri juridik.

Ndër të tjera deklaroi se në zgjedhjet e 6 marsit, në Durrës ka zbarkuar gjithë administrata, merrnin zarfin me para dhe shkonin votonin.

Do bëjmë përpjekje maksimale për ta rrëzua Ramën. Këtu është bërë një masakër zgjedhore. Ramën do e flakim në kosh plehrash. Nuk ka luksin Shqipëria të durojë. Rama i ka manipuluar zgjedhjet dhe doli që Lulzim Basha ka qenë një benjamin i tij. Sali Berisha i ka dy borxhe demokratëve, e solli Lulzim Bashën nga Kosova, e bëri kryetar bashkie, ministër, kryetar partie.

Borxhi i dytë është që të sjellë PD në pushtet. Kushdo që do ta sfidojë për kryetarë partie, le të vijë.

Në vijim Biberaj tha se amerikanët bëhen me atë që fitojnë zgjedhjen dhe se çështja e Sali Berishës Kryeministër, nuk është më kryesorja, por se primare është bashkimi i demokratëve.

Lidhur me çështjen “non grata”, ai tha se nuk e ka shqetësim fatin politik të Sali Berishës, por shtoi se kauza politike e tij është e drejtë dhe për këtë arsye i është bashkuar.

Ka investuar George Soros dhe Edi Rama për të ardhur PD në këtë pikë. Sali Berisha e kishte mbyllur misionin e tij. Erdhi situata që erdhëm në këtë pikë. Situata nuk është aq e lehtë sa duket për një mijë e një arsye.

Ai shtoi se një nga krimet më të mëdha që ka bërë kjo qeverisje, është se ka bllokuar rrotacionin politik dhe se Edi Rama nuk pranon pluaralizmin, ndërsa nënvizoi se Partia Socialiste është kthyer në sektin e rilindjes.

Biberaj deklaroi se PD nuk ka për tu rrudhur, tkurrur dhe shkrirë, ndërsa foli për analistë me pagesë të paguar nga Edi Rama, të cilët thonë se PD e ka mbaruar misionin e saj, teksa shprehu bindjen se Partia Demokratike do të rritet.

Aq sa ishim në Kuvend, nuk i fitojmë zgjedhjet. Ne duhet të ishim dhe shumë më shumë nga sa ishim atje. Është fillimi i një procesi për ringritjen e Partisë Demokratike, data 30 prill. Dëshiroj ta shoh me sy optimistë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy