‘Rritja jo më shumë se 4-5%’, Meka: Mungon vizioni i reformës së pensioneve, bonuset dëshirë e qeverisë

‘Rritja jo më shumë se 4-5%’, Meka: Mungon vizioni i reformës së pensioneve, bonuset dëshirë e qeverisë

Eksperti i ekonomisë Elvin Meka ka folur lidhur me reformën e pensioneve ku nga studio e ‘MCN Economy’ u shpreh se ato do të varen nga bonuset dhe se aplikimi i tyre nuk janë pjesë e reformës, por terapi shëruese momentale.

Ai tha se bonuset varen nga të ardhurat e buxhetti që do të rhitë se nesër mund të vendosen në pikëpyetje, janë thjeshtë një dëshirë e qeverisë në pushtet.

Sipas tij ajo që mungon është një vizon i qeverisë për reformën e pensioneve dhe se skema e pensioneve nuk mundtë vijojë gjatë me emetime dhe arnime.

Sigurisht dy elementët që analizoi Rama bëjnë të qartë atë çfarë është sot dhe mendohet të bëhet, do mbështesin sistemin e bonuseve dhe sigurisht kjo në funksion të ritmeve të rritjes së ekonomisë. E  dyta duke qenë maratonë efektet do shtyhen dhe më larg. Momentalisht nuk kemi reforma, aplikimi i bonuseve nuk janë pjesë e reformës, nuk është terapi shëruese për momentin, është një kurim ambulator.

Bonuset mund të vihen në pikëpyetje sepse nuk janë detyrim ligjor, por ai që është detyrim i mirëfilltë ajo që inkorporohet si pjesë e skemës mbetet pjesë e skemës, bonusi mund ti bashkohet skemës, por kjo varet se sa para ka buxheti, në një moment që nuk ke të ardhura të mjaftueshme bonusi do vihet në pikëpyetje.

Edhe nga përfaqësuesja e BB u evidentuan disa problematika që dihen, por për fat të keq nuk u artikulua, minimalisht duhej që në vullnetin politik për hir të një transparence morale duhej të artikulohej vizioni që ka qeveria aktuale se si do ndërhyhet që për të bërë këtë reformë qoftë ajo dhe maratonë.

Ai shtoi se kjo lloj skeme është në kolaps, ku shtylla e parë e ka plotësuar misionin e vetë që pas viteve 2000, prandaj kjo skemë duhet riintegruar sepse po të vazhdosh kështu dhe të bësh arna duke e mbajtur me tuba oksigjeni dhe në një moment ja heq ajo vdes.

Rritja e pensioneve është një skemë më vete dhe në mënyrë racionale nuk mund të konsiderohet rritje, por indeksim, madje rritja e pensioneve nuk mund të kalojë nivelin 4-5%. Duke krahasuar dhe me vende të tjera, buxheti subvencionon vetëm skemën e pensioneve, pothuajse po kaq fortë subvencionon shpenzimet që nuk mbulohen nga kontributet.

Pra efekti është diku rreth 800 mln euro subvencion, mbështetje buxhetore e drejtpërdrejtë, shpenzohen para për të plotësuar deficitin e skemës shoqërore dhe shëndetësore, në afatgjatë gropa e skemës ka ardhur gjithmonë duke u rritur.

Meka tha se skema aktuale vuan dhe nga baza e kontributeve dhe po të vazhdojë të lihet kështu do vazhdojë të përkeqësohet më tepër.

Qeveria ka në dorë të ndryshojë mekanizmat e funksionimit të skemës. E vetmja mënyrë shpëtimi është inkorporimi i shtyllës së dytë ekonomike, nuk mund të vijojë të mbahet kështu.

Pra një shtyllë e dytë e detyrueshme që është me vetëfinancim, shtyllë kapitalizuese, pra paratë nuk derdhen më në buxhetin e shtetit, por janë si një arkë kursimi që investohet në mënyrë të përmuajshme dhe akumulon të ardhura që në momentin e daljes së pensionit i shfrytëzon paralelisht me pensionin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy