Një sherr me thika në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” në Tiranë ka përfunduar me plagosjen rëndë të një nxënësi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në oborrin e shkollës.
Një grup adoleshentësh janë përfshirë në një konflikt verbal, që më pas ka degjeneruar në përdorimin e thikës.
Një prej nxënësve ka mbetur i plagosur rëndë në kokë dhe është dërguar në Spitalin e Traumës. Ndërkohë, policia po punon në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



