Dine: Rritje e rasteve të abuzimit seksual me të miturit, të shtohet vigjilenca (VIDEO)

Dine: Rritje e rasteve të abuzimit seksual me të miturit, të shtohet vigjilenca (VIDEO)

Psikologia Borjana Dine rastin e Devollit ku një 45-vjeçar ngacmoi seksualisht një 15-vjeçar, e cilëson si një ngjarje delikate, e cila duhet të shërbejë edhe si formë ndërjegjësimi kur bëhet fjalë për të miturit sepse ata janë të pambrojtur.

Duke folur për MCN Live, Dine ngriti si shqetësim faktin se të miturit mund të bëhen pjesë e shantazheve.

Sipas saj, nëna e 15-vjeçarit është një heroinë pasi ka denoncuar rastin dhe ka marrë në mbrojtje të birin, duke kërkuar drejtësi për të birin.

Rastet e abuzimit seksual në vitet e fundit kanë ardhur në rritje. Mendoj se kanë ekzistuar por tashmë ka një formë më të madhe sensibilizimi në mënyrë publike.

Mund të ketë qenë frika e të thënit te familjarët shkak që nuk tregohet, e shantazhit, e besimit apo mosbesimit se do mbrohet.

Përgjithësisht tendenca e të mos folurit nga fëmijët ka qenë se si do reagojnë prindërit.

Apo kanë frikën se nëse bëhen mediatikë, ata nuk e duan këtë gjë dhe heshtin.

Sigurisht që është delikate dhe e vështirë por në momentin që fëmija ka siguri dhe besim të plotë në familjen e vetë, ne jemi një hap më parë marrjesh masash.

Vajzat në 80% të rasteve janë ato që janë ngacmuar seksualisht në raport me djemtë.

Por në numrin më të madh të rasteve te vajzat ndodh që mund të përfundojë akti seksual, ndërsa tek djemtë mund të jenë burra apo miq të familjes në moshë ata që abuzojnë me fëmijët.

Kjo kërkon që të rritet vigjilenca. I kemi shumë afër ngacmuesit seksualë, edhe pse nuk e mendojmë.

Ndaj duhet të jemi shumë vigjilentë. Familja është hapi i parë, institucionet hapi i dytë dhe psikologët hapi i tretë.

Pjesa më e madhe e abuzimeve ndodh në qendra të mëdha, por edhe në fshatra të thella të qyteteve të vogla.

Joshjet me të miturit ndodhin kryesisht tek ata që vijnë nga familje me të ardhura të pakta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy