Rama: Ndjekja nga spektatorët, një e metë e futbollit shqiptar. Të qenit vëllai i kryeministrit më ka bërë më të rezervuar

Rama: Ndjekja nga spektatorët, një e metë e futbollit shqiptar. Të qenit vëllai i kryeministrit më ka bërë më të rezervuar

Drejtori i përgjithshëm i Partizanit Olsi Rama tha në emisionin “Bilardo” se një nga të metat e futbollit shqiptar është përfshirja dhe ndjekja nga spektatorët.

Rama thotë se kur gara s’është shumë e besueshme ndjekja bëhet e vështirë. 

Një nga të metat e mëdha në futbollin shqiptar është përfshirja dhe ndjekja nga spektatorët, që do gjeneronte të ardhura nëpërmjet biletave, sponsorizimeve, dhe reklamave. Po të bësh një anketim midis 10 vetave, besoj që pjesa më e madhe do thotë që gara s’është e besueshme. Kur gara s’është e besueshme, ndjekja është shumë e vështirë.

Përpjekjet duhet të jenë të vazhdueshme që besimi në garë të jetë i qëndrueshëm sepse në çdo moment do të ketë luhatje të tilla, gjithë puna që ti ke bërë do të rrëzohet brenda një momenti”.

I pyetur mbi kontestimet ndaj arbitrave, Olsi Rama thotë se fakti që është vëllai i kryeministrit e ka bërë më të rezervuar dhe të përmbajtur. 

Në Shqipëri është krijuar ideja që ka skuadra të babës dhe të njerkës. Edhe ne kemi pasur reagime në raport me arbitrimin.  Padiskutim që veprimet e arbitrave e ndikojnë garën. Nuk kam ndonjë problem thelbësor në momentin që gabimi vjen edhe nga paaftësia, kam një problem të madh kur gjykoj se gabimi mund të vijë nga keqdashja. Po të mos isha vëllai i kryeministrit do kisha qenë më i zëshëm, më këmbëngulës. Kjo më rezervon që të jem shumë më i përmbajtur, dhe besoj më bën mirë, sepse unë jam njeri pasionant në veten time, pavarësisht se mundohem të reflektoj qetësi”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy