
Rusia do të vazhdojë të zhvillojë armë bërthamore për të garantuar sovranitetin e vendit.
Kështu deklaroi ditën e sotme ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu.
Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë armë bërthamore dhe do t’i mbajmë gati për luftim, pasi mburoja bërthamore ka qenë dhe mbetet garantuesi kryesor i sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit tonë.
Shoigu shtoi më tej se Rusia do të rrisë aftësitë luftarake të forcave të hapësirës ajrore, si në drejtim së gjuajtësve dhe bombarduesve në zonat ku funksionojnë sistemet moderne të mbrojtjes ajrore.
Gjithashtu ai shtoi se po punohet edhe për përmirësimin e dronëve.



