8 Marsi/ Marshim-protestë para Kryeministrisë, gratë kërkojnë të drejta të barabarta me burrat (VIDEO)

8 Marsi/ Marshim-protestë para Kryeministrisë, gratë kërkojnë të drejta të barabarta me burrat (VIDEO)

Një marshim-protestë është zhvilluar sot para Kryeministrisë nga grupime aktivistesh, ndërsa shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Aktivistët bënë thirrje që t’i jepet fund shtypjes, duke brohoritur në kor fjalët “8 mars është çdo ditë!”. Ato bënë thirrje për barazi mes grave dhe burrave, duke kërkuar mes të tjerash barazi edhe në paga.

Gresa Hasa, aktiviste e “Kolektivit Feminist” deklaroi se shteti i ka braktisur gratë dhe zgjidhja e vetme është solidariteti i tyre me njëra tjetrën përmes përpjekjesh dhe angazhimit.

8 Marsi është ditë simbolike. Ne sot jemi mbledhur për të ngritur zërin për gjithçka që nuk shkon në vendin tonë. Gratë preken drejtpërdrejtë. Jemi këtu për ta bërë të dukshme pozitën tonë në shoqëri. Këtu është kolektivi feminist, LGBT, shoqata për të drejtat e romëve.

Njëra prej protestuesve u shpreh për MCN TV:

Mesazhi është shumë i thjeshtë, si mund të quhet seks i dobët gruaja që i bën të gjitha në Shqipëri!

Ndërkaq një instalacion me këpucë dhe çizme të kuqe është vendosur në qendër të Tiranës,  si simbol të grave që kanë mbetur viktima të krimit në familje. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy