
GJKKO ka shtyrë sërish seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.
Berisha dhe Malltezi kërkuan revokimin e masës së sigurisë "arrest shtëpie" të vendosur ndaj tyre.
Seanca e radhës do të mbahet më datë 12 mars në orën 15:00.
Shkak u bë kërkesa e avokatëve për t’u njohur me ecurinë e hetimeve të deritanishme. Po ashtu avokatët kërkuan përjashtimin e gjyqtares së çështjes Irena Gjoka.
Në një prononcim pas seancës avokati Genc Gjokutaj u shpreh: "Prokuroria, ata nuk kanë asnjë provë të re. Informacioni qe i përciptë. Gjykata ishte e merakosur, donte të mbaronte shpejt se kishte çështje të tjera".
Berisha dhe Malltezi akuzohen për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.



