Rrjedhjet në tubacionet e gazit “Nord Stream” u shkaktuan nga shpërthime të fuqishme

Rrjedhjet në tubacionet e gazit “Nord Stream” u shkaktuan nga shpërthime të fuqishme

Një hetim mbi dëmtimet në dy tubacionet e gazit në Nord Stream në Detin Baltik tregon se rrjedhjet janë shkaktuar nga “shpërthime të fuqishme.” Lajmin e bëri të ditur policia e Kopenhagës të martën.

Të dhënat e fundit vinë një ditë pasi hetuesit gjermanë zbuluan se dëmi ishte shkaktuar nga akte sabotimi, një përfundim i ngjashëm me atë të bërë nga Suedia.

Megjithatë, Berlini nuk ishte në gjendje të lidhte përfundimisht sabotimin e dyshuar me një burim. Besohet gjerësisht se Rusia qëndron pas shpërthimeve.

Kujtojmë se katër rrjedhje u gjetën në tubacionet e gazit Nord Stream, që shkojnë nga Rusia në Gjermani, muajin e kaluar.

Dy prej tyre janë në zonën ekskluzive ekonomike të Suedisë, ndërsa të tjerat në Danimarkë. Ka dyshime se bëhet fjalë për sulme të paramenduara duke përdorur eksplozivë nënujorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy