Maçi: Brand-et ndërkombëtare tashmë prezente në Shqipëri, mbetemi ende një vend i panjohur (VIDEO) 

Maçi: Brand-et ndërkombëtare tashmë prezente në Shqipëri, mbetemi ende një vend i panjohur (VIDEO) 

Eksperti i turizmit Leonard Maçi, duke folur mbi sektorin në fjalë në “MCN Economy” tha se brand-et ndërkombëtare tashme janë të pranishme në Shqipëri, çka sipas tij rrit besueshmërinë dhe nivelin e shërbimeve.

Sa i përket promovimit dhe marketingut, Maçi theksoi se duhet bërë më shumë nga qeveria dhe institucionet shtetërore. Po ashtu ai i konsideroi të rëndësishme organizimin e eventeve. 

Mendoj që Shqipëria do jetë gjithmonë e më tepër në rritje. Ajo që mendoj është që 7 vitet e fundit, edhe administrimet e njësive akomoduese, edhe tur operatorët janë zhvilluar më tepër. Ajo sita ka bërë punën e vet. Edhe ndërtimet janë gjithmonë e më cilësore. Brand-et ndërkombëtare janë tashmë prezentë në Shqipëri, kjo bën që besueshmëria dhe ofrimi i shërbimit të jetë komfort asaj që gjejnë në vendet e tjera. Politikat e shtetit duhet të iniciativojnë akoma më tepër këtë të ardhur që vjen nga turizmi.
Pjesa e promovimit ka rëndësinë e vet. Ajo që deduktojmë është që zhvillimi i infrastrukturës rrugore dhe infrastrukturave të tjera lehtëson aksesin për në Shqipëri. Marketingu bëhet vetëm nga sektori privat për momentin. Ka shumë pak marketing nga strukturat shtetërore. Ambasadat tona duhet të organizojnë evente dhe të thërrasin vëmendjen e tur operatoreve në vendet ku janë alokuar. Shqipëria është ende e panjohur, ky është një aspekt që dëmton shumë pjesën e turizmit. Vet qeveria duhet të investojë. Organizimi i eventeve ndërkombëtare që bëhen në Shqipëri. Duhet ngritur legjenda në mënyrë që t’i promovosh”.

Maçi solli si një shembull pozitiv qytetin e Korçës, ndërsa shtoi se në qytete të tjera kanë nevojë për ngritjen e fabulës.

Korça është plot në 12 muajit e vitit, është menaxhuar mirë nga pushteti vendor. Nuk ka lejuar ndërhyrjet arbitrare në infrastrukturë, por është edhe dashamirësia e qytetarëve të Korçës që ta ruajnë atë që kanë. Të ofrojnë pastërti, mikpritje, dhe e kanë përkthyer këtë në qëndrueshmëri. Korça ka serenatat, ka kulturën e vet. Është punuar mirë edhe nga pushteti lokal, edhe sipërmarrësit. Nuk ndodh e njëjta gjë me Pogradecin. Mungon infrastruktura. Është e rëndësishme kush e bën një strategji turizmi. Nuk mund të vijë një i huaj...Ka nevojë për dedikim. Në Pogradec duhet krijuar një lloj veçantie. Lasgushi aty është. Duhet ngritur fabula”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy