Behluli: Vuçiç tenton të zhvendosë problemin në Kosovë ndaj presioneve ndërkombëtare për mossanksionim të Rusisë për luftën në Ukrainë (VIDEO)

Behluli: Vuçiç tenton të zhvendosë problemin në Kosovë ndaj presioneve ndërkombëtare për mossanksionim të Rusisë për luftën në Ukrainë (VIDEO)

Tensionimi i situatës në veri të Kosovës, përkitazi me vendimin për tagrat, bëri që shumica e serbëve të braktisin institucionet shtetërore të Kosovës.

Këtë situatë të nderë, analisti nga Lugina e Preshevës, Nexhat Behluli, në një komunikim për “MCN live”, e sheh si nxitës të vet presidentit serb.

Sipas tij Vuçiç po mëton të zhvendos problemin në Kosovë ndaj presioneve ndërkombëtare për mos sanksionim të Rusisë për luftën në Ukrainë.

Kësaj here Serbia dhe Vucic, kanë një qëllim tjetër, skenar dhe strategji tjetër, për shkakun se Serbia tenton ta zhvendos problemin nga presionet që i ka nga faktorët ndërkombëtar dhe është gjetur në situatë të palakmueshme në politikën globale, dhe presionin në relacion se është i vetmi shtet nga Evropa i cili nuk i futi sanksione Rusisë, pas konfliktit në Ukrainë.

Dhe këtu qëndron esenca e problemeve të fundit që është aktivizuar që tani ëhstë më agresiv Serbia dhe Vucicv që e paraqet problemin dhe tenton ta zhvendos presionet dhe ikjen nga kjo situatë.;

Ne atë pjesë të veriut të Kosovës, janë të pozicionuar grupe kriminale ku funksionojnë kontrabandimi i mallrave, kur Serbia të gjitha ato mjete financiar që i arsyeton në Serbi, gjoja se i investon për serbët e Kosovës, kanalizohen përmes vetëm 4 komunave dhe atij grupi që është i favorizuar nga Vucic.

Ky tensionim i gjendjes është Vucic për zhvendosjen e vëmendjes  që e ka.

Sipas analistit Behluli, në këtë gjendje të vështirë të tensioneve në veri, adresimi i fajit nuk është te qeveria Kurti.

Behluli, vlerëson se kjo qeveri ka qenë me rigoroze se ato paraprake, dhe si rrjedhojë situata është prap e njëjtë.

Kur adresohet fajtori për situatën e krijuar se adresa është qeveria Kurti. Por po them, se meqenëse ne jetojmë këtu, mes Serbisë dhe Kosovës, dhe i shohim lëvizjet që i bën Serbia, provokimet e skenarët që i ka.

Nuk varet situata nga Albin Kurti. Unë jam rritur këtu me serbët dhe ata kanë një mentalitet të tillë që nëse u jep gishtin të marrin dorën, kërkesat e tyre nuk kanë kufi, prandaj ndoshta në ndonjë moment duhet ndërhyrë një dorë e fortë tu thuhet stop.

E kemi edhe nga përvojat e kaluara të Hashim Thacit, Isa Mustafës, Ramush Haradinaj, çfarëdo tolerance, çfarëdo kompromisi me marrëveshjet e mëhershme, ishte Serbia ajo e cila nuk ka zbatuar asnjë marrëveshje.

Në këtë mes, qeveria Kurti është më rigoroze, më e ashpër, më strikte, në afate. Çfarë ka ndodhur kur qeveritë e kaluara kanë qene më tolerante, sepse Vucic edhe atëherë ka qene por me kërkesa të ndryshme, kështu që nuk mund të hidhet adresa e fajit te qeveria e Kosovës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy