Prani akulli në aksin Librazhd-Përrenjas-Qafë Thanë. Mungon energjia elektrike në disa zona, 4 shkolla të mbyllura (VIDEO)

Prani akulli në aksin Librazhd-Përrenjas-Qafë Thanë. Mungon energjia elektrike në disa zona, 4 shkolla të mbyllura (VIDEO)

Reporterja Entela Duka në një raportim për MCN Live bën me dije se në aksin Librazhd-Përrenjas-Qafë Thanë ka prani akulli dhe rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve për drejtuesit e mjeteve. Po ashtu ajo bën me dije se disa zona janë pa energji elektrike në Librazhd, Përrenjas dhe zonat malore të Elbasanit e Gramshit. Gjithashtu 4 shkolla janë mbyllur. 

Drupal Ad

Prej ditës së djeshme i gjithë qarku i Elbasanit është përfshirë nga reshjet e dëborës, stuhi shiu, dhe një erë shumë e forte. Dëbora dhe reshjet e shiut kanë stopuar në këto momente, por ka lënë disa problematika pas. Gjatë natës është punuar për hapjen e rrugëve kombëtare nacionale, por ato paraqesin problematika, dhe autoritetet kërkojnë që të mos i përshkojnë nëse nuk kanë emergjencë. Librazhd-Përrenjas-Qafë Thanë ka prezencë akulli në rrugë. Drejtuesit duhet të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë. Kanë qenë rreth 20 turistë që janë bllokuar në Labinot Mal të Elbasanit, mes tyre edhe 4 fëmijë. Ata janë shpëtuar diku pas mesnatës. Në zona të tëra të Librazhdit, Përrenjasit, zona malore të Elbasanit dhe Gramshit ka njësi administrative pa energji elektrike. Janë 4 shkolla të mbyllra, dy në Librazhd dhe dy në Përrenjas”. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy