
Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideroi një blof kërkesën për tërheqjen e tij nga kandidimi për kreun e PD-së. Në një deklaratë për media ai tha:
Me blofin nuk mund të luhet. Me blofin luan sot vetëm një dyshe që kalon nga një studio në tjetrën. S’ka negociata, ka dialog debat. Berisha dhe askush s’ka autoritet që të ndryshojë 11 dhjetorin që u konfirmua në 6 mars”.
Berisha shtoi se ekziston vetëm një PD, duke shtuar se po takon njëri pas tjetrit në bazë kryetarët që dikur kanë qenë në takime me Bashën.
Sanksionimin më të plotë 11 dhjetori e mori në datën 6 mars. Në këtë kontekst, dua t’u siguroj se PD ka institucionin e saj operativ dhe të plotë dhe ky është grupi parlamentar. Ka institucionin e vet Komisionin e Rithemelimit. Por gjykoj se brenda grupit parlamentar mund të zhvillohet çdo gjë që parlamentarët e gjykojnë të arsyeshme. Bashizmi u arkivua bashkë me dorëheqjen e Bashës. Askush s’mund të paraqesë sikur ekzistojnë PD. Ekziston vetëm një PD. Një proces i mrekullueshëm po ndodh në bazë. Po takoj njëri pas tjetri kryetarët që kanë qenë në takimin me Bashën, por janë të qartë se 6 marsi ka vetëm një mesazh bashkimin. Ia kanë thënë në sy Bashës se anëtarësia është me 6 marsin”.



