Hetim ndërkombëtar për sulmin në Kosovë/ Hoti: Tentativë për destabilitet, i pasuksesshëm

Hetim ndërkombëtar për sulmin në Kosovë/ Hoti: Tentativë për destabilitet, i pasuksesshëm

Dritan Hoti, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në një lidhje skype me MCN Live duke komentuar hetimin ndërkombëtar për sulmin e ndodhur në veri të Kosovës u shpreh se kemi një tentativë për stabilitet.

Ai tha se është e pamundur, nisur nga gjendja ideologjike që mbizotëron në Beograd dhe ky sulm është derivat, produkt i asaj që lidhet me mendësinë, botëkuptimin e elitave shoqërore.

Sipas tij, deklaratat dënojnë pikësëpari sulmin si një sulm terrorist dhe kërkon një rikthim në termat e ç’tensionimit dhe kemi deklaratat e diplomatëve amerikanë që ky veprim kërkon destabilitetin në Ballkanin perëndimor.

Ajo që duhet të lexojmë është se cila është vijueshmëria e faktorit ndërkombëtar, që do të thotë se nuk ka ndonjë ndryshim në qëndrimet e diplomacisë amerikane, asaj gjermane, Britanisë të cilat janë të investuar për të ndërtuar një arkitekturë për ekuilibrat e paqes në rajon, por nga ana tjetër ndërtimi i kësaj arkitekture nuk ekziston.

Është e pamundur, nisur nga gjendje ideologjike që mbizotëron në Beograd dhe ky sulm është derivat, një prodhim, produkt i asaj që lidhet me mendësinë, botëkuptimin e elitave shoqërore. Pra këto janë deklarata që dënojnë pikësëpari sulmin si një sulm terrorist dhe kërkon një rikthim në termat e ç’tensionimit, dhe e treta kemi deklarata e diplomatëve amerikanë që ky veprim kërkon destabilitetin në Ballkanin perëndimor, dhe ky është një tentativë destabiliteti të botës sllave dhe është kthyer në një lloj bumerang për të dhe për këtë u tentua dhe në Ballkanin perëndimor por për synimin tim nuk ka qenë dhe nuk do ishte i suksesshëm sepse Kosova, Kroacia, Mali i Zi dhe shtete nuk do lejonin që Serbia, një vend me 7 milionë banorë të shndërrohej në një pol destabiliteti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy