“Menduam se ishin luftëtarë të Hamasit”, Izraeli pranon vrasjen e ekipit të mjekëve në Gaza

“Menduam se ishin luftëtarë të Hamasit”, Izraeli pranon vrasjen e ekipit të mjekëve në Gaza

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë pranuar se rrëfimi i tyre për vrasjen e një ekipi mjekësor prej 15 personash dhe punonjësve të shpëtimit në Gaza ishte i pasaktë, raportuan disa media të shtunën, duke cituar gjetjet paraprake të një hetimi për incidentin.

Më 23 mars, një grup ushtarësh afër Rafahut qëlluan mbi një kolonë ambulancash të Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, një makinë të OKB-së dhe një kamion zjarrfikës nga Mbrojtja Civile e Gazës.

IDF-ja pretendoi në atë kohë se kolona po udhëtonte në errësirë ​​me dritat e fikura.

Të shtunën, New York Times publikoi një video të bërë me celular që provonte se ambulancat kishin shenja të qarta se kujt i përkisnin dhe i kishin fenerët e tyre të ndezur. Po ashtu, në video bie në sy se ekipi mjekësor mbanin të gjithë veshje reflektuese kur u qëlluan në lagjen Tel Sultan të Rafah.

Sipas NYT, një zyrtar i IDF tha në një konferencë për gazetarët më vonë atë ditë se ushtarët kishin identifikuar "gabimisht" shpëtuesit si luftëtarë të Hamasit. Zyrtari shtoi se incidenti “do të ekzaminohet tërësisht dhe në thellësi”.

The Times of Israel citoi gjetjet paraprake duke thënë se IDF kishte ngritur një pritë në rrugë rreth orës 4 të mëngjesit me kohën lokale. Rreth gjysmë ore më vonë, një makinë e policisë së Hamasit kaloi pranë dhe shkëmbyen zjarr me ushtarët, të cilët vranë një militant dhe kapën dy të tjerë.

Rreth orës 6 të mëngjesit, trupat izraelite panë autokolonën e ambulancës dhe hapën zjarr. Një operator i dronëve të vëzhgimit u kishte thënë më herët se kolona po lëvizte në një "mënyrë të dyshimtë", tha IDF.

IDF tha gjithashtu se të paktën gjashtë nga punonjësit e vrarë u identifikuan pas vdekjes nga zyrtarët e inteligjencës si operativë të Hamasit.

Muajin e kaluar, Izraeli rifilloi sulmet ajrore dhe operacionet tokësore kundër Hamasit në Gaza pasi palët nuk arritën të bien dakord për zbatimin e fazës së dytë të armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA, Egjipti dhe Katari në janar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy