Prishtinë, ambasadori amerikan nis turin e takimeve me krerët e partive politike

Prishtinë, ambasadori amerikan nis turin e takimeve me krerët e partive politike

Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie, është takuar sot me presidentin e Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli. Takimi ka zgjatur për më se një orë dhe është mbajtur me dyer të mbyllura në selinë e AKR-së. Pas takimit, ambasadori Delawie ka folur shumë shkurt për media, duke thënë se do t’i takojë të gjithë krerët e partive politike.

"Do t'i takojmë të gjithë", tha diplomati amerikan. Ndërsa, presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli nuk doli fare nga zyra. Zyrtarë të AKR-së thanë se kreu i kësaj partie nuk do të prononcohet për media.

Ambasadori Delawie të hënën ka takuar edhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. /KosovaPress/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy