Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan zhvillon sot një vizitë në Tiranë, ku pritet edhe inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë.
Lidhur me këtë vizitë gazetari Andon Kello në një lidhje me MCN Live ka bërë me dije se Kuvendi nuk do të zhvillojë seancën plenare që ishte parashikuar të mbahej ditën e sotme.
Ai shprehet se për anulimin e seancës ka reaguar Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i cili e ka konsideruar vendimin të pakonsultuar dhe një vendim personal të kryeparlamentares Spiropali, duke e quajtur edhe një akt antikushtetues.
Erdogan vjen sot në Tiranë për të inauguruar xhaminë e Namazgjasë, që ndodhet pranë Kuvendit.
Axhenda e Erdogan në Tiranë parashikon takim me presidentin Bajram Begaj, si edhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin do të ketë edhe një konferencë për shtyp.
Agjenda:
11:30 – 11:40
Ceremonia e pritjes në Presidencë
11:40 – 12:40
Takim koke me koke me presidentin Begaj
12:40 – 13:40
Mbledhja e Këshillit të bashkërendimit të nivelit të lartë
13:40 – 14:00
Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve
14:00 – 14:30
Deklaratë Erdogan- Rama
16:30 – 17:30
Ceremonia e inaugurimit të Xhamisë



