Dilemat e Einxhel Shkirës për violencën karnale, ja si e shpjegoi ajo

Dilemat e Einxhel Shkirës për violencën karnale, ja si e shpjegoi ajo

Einxhel Shkira u shpreh bindshëm mbrëmjen e sotme në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, se shoqëria shqiptare është dukshëm shoqëri maskiliste. Megjithatë, ajo beson se nëse gratë dhe vajzat do të ishin më mirëkuptuese ndaj njëra-tjetrës, nuk do të përballeshin me situatat e pakëndshme që vihen re vazhdimisht në realitetin shqiptar. Gjithashtu, ajo dha mesazhin se gratë duhet të gjejnë forcën të shkëputen nga dhunuesit e të mos mbeten të varura për shkak të rrethanave, kryesisht ekonomike.  

“Ne jemi shoqëri maskiliste. Unë në fakt jam shumë feministe,por mendoj që gabimi nis nga ne, nga vajzat dhe gratë. Ne për t’u dukur e mira, e ndershmja tek një mashkull kemi për borxh të ulim 100 të tjerat dhe që në këtë pikë ne jemi bërë armike të njëra-tjetrës. Nëse ne do ta mbronim njëra-tjetrën situata nuk do të ishte kështu. Djemtë nuk do të ishin kaq të ashpër në opinion. Ka edhe viktima, por unë mendoj se ajo, viktima, ka pranuar pak të jetë viktimë sepse gjithmonë ka një zgjidhje. Para dy ditësh po diskutoja me një mikeshën time ku një femër po dhunohej. Unë po dëgjoja që po dhunohej. Besoj po dhunohej edhe fizikisht. Isha në dilemë nëse duhej ta telefonoja policinë apo jo dhe në fund të ditës thashë: Ok e telefonoj policinë, ok do jem hasëm me personin që do të qëndrojë në polici, por besoj që kjo femër po e pranon vetë përditë këtë lloj situate sepse nuk është e zonja ose nuk do të dalë nga kjo situatë. Një person që do të dalë nga situata merr valixhet, ikën dhe i bën ballë çdo problemi. Unë më mirë të fle poshtë urës se sa të fle në të njëjtën shtëpi me atë që më dhunon verbalisht apo fizikisht. Dhe pse duhet të luftoj unë apo të ngre zërin për një person që e pranon atë gjë. Ne duhet ta inspirojmë njëra-tjetrën që të reagojmë dhe të denoncojmë. Ndoshta edhe shteti nuk ka bërë punën e duhur në këtë drejtim dhe policia nuk ta jep sigurinë që nëse do të denoncosh do bëhet diçka. Por femrat shqiptare kanë rënë vetë në këtë situatë dhe viktimizohen akoma më shumë dhe kjo ndodh sepse ato nuk kanë një buxhet të vetin që të jenë të pavarura. Ato mendojnë se nëse ndahen nga një mashkull s’kanë ku të shkojnë. Kështu që viktima ne jemi bërë vetë”, tha Shkira.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy