Peleshi për situatën me zjarret: Dy vatra serioze në Kukës, problematike vatrat në Thirrë dhe Dukat

Peleshi për situatën me zjarret: Dy vatra serioze në Kukës, problematike vatrat në Thirrë dhe Dukat

Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, bëri të ditur se situata është dinamike për shkak se ka aktivizime dhe riaktivizime të vatrave të zjarrit.

Sipas tij, dy janë vatrat me problematike të zjarrit për momentin, ajo në Thirrë, pranë tunelit të Kalimashit, si dhe dhe ajo në Dukat. Gjithashtu, sipas Peleshit, janë shtuar dy vatra serioze zjarri në Qarkun e Kukësit.

“Një tjetër vatër serioze është ajo në fshatin Thirrë, në qarkun e Lezhës, ku puna vijon për vënien nën kontroll nga ana e FA, punonjësve të shërbimeve vendore, por edhe me ndërhyrje nga ajri”, tha Peleshi.

Ndërkohë, ministri theksoi se vatra aktive është në Majën e Rrunës, në qarkun e Kukësit, në luginën e Fanit, ndërsa janë nën kontroll vatrat e zjarrit në Vermosh, Durrës dhe në Cakran të Fierit. Ndërsa në Gjirokastër, tha ai, nuk ka vatër aktive.

Peleshi shtoi se po punohet me mjete nga ajri dhe nga toka. Helikopteri çek, pjesë e ndihmës për Shqipërinë, është nisur për të shuar vatrat e zjarrit në Thirrë.

Ndërkohë përsa i përket Qarkut të Vlorës, vazhdon të jetë problematik vatra në Karaburun.

“Nga tre vatra që ishin, është bërë e mundur shuarja në Gjirin e Gramës, Vlorë. Vijon të jetë aktive zjarri në Dukat dhe në gadishullin e Karaburunit”, tha Peleshi.

Për shkak të rrezikimit të Parkut të Llogarasë, ministri Peleshi tha se forcat po punojnë shumë për shmangien e mbërritjes së zjarrit atje.

Për sa i përket vatrës në Vermosh, Peleshi tha se, “ajo është nën kontroll”. Po ashtu dhe vatra në Durrës, “është e menaxhueshme”.

Nën monitorim janë zjarret e rëna në fshatin Vermosh në Malësi të Madhe dhe në pyllin Shetaj afër Kepit të Rodnonit në Durrës. Këto vatra nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy