
Mpirja e duarve rëndom nuk ndodh vetëm te moshat e treta, por edhe te të rinjtë.
Fizioterapistja Paula Gjoshi, e ftuar në “Zgjohu e MCN”, specifikon faktin se mpirja vjen si pasojë e vendqëndrimit tonë jo të duhur dhe kërrusjes para pajisjeve elektronike.
Është bërë shumë e rëndomtë dhe haset te kushdo, sepse pjesa më e madhe e këtij problemi shkaktohet nga pjesa posturale që shumica prej nesh e kanë nga vendqëndrimi jonë pozicioni jo i duhur, ose mënyra e kërrusur para tv, telefonit, kompjuterit, mund të ngarkohen muskujt dhe nga agravimi i madhi kësaj ngarkese mund te shkoj edhe deri te simptomat e rënda që është pjesa e mpirjes.
Sipas fizioterapistes, mpirja ndodh varësisht nga pjesa periferike ku dëmtohet nervi.
Mpirja ndodh më shumë kur dëmtohet nervi, nervi është shtypur diku. Nervi del që nga palca kurrizore, te pjesës duarve nga qafa, dhe normalisht ne varësi të dëmtimit, mund të jap edhe simptomat e tij, nëse është dëmtuar te qafa, te pjesa e bërrylit, nëse është dëmtuar në pjesën e kyçit.
Në të treta këto dëmtime, shenjat janë të njëjta, por lokacioni mund të ndryshoje që d.m.th. nëse dëmtimi është në qafe, simptomat janë mpirja, ndjesia e të ftohtit, shkarkesa elektrike, mund të jetë në varësi të nervit të dëmtuar, mund të nis nga qafa, te shpatulla dhe përhapet deri te gishtat.
Nëse nervi dëmtohet te bërryli, simptomat janë më poshtë dhe nëse dëmtohet te pjesa periferike, simptomat janë vetëm te gishtat.



