Një zjarr i madh ka përfshirë një parking nëntokësr pasditen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në një pallat shumëkatësh në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Sipas informacioneve bëhet e ditur se në garazh ka edhe automjete.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit në garazh.
Forca të shumta zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.



