
Bujqësia është futur në një situatë të rëndë, nga e cila nuk po gjen dot formulën as qeveria për ta shpëtuar.
Për Alban Zusin, kryetar të Shoqatës së Prodhuesve dhe Eksportuesve, ky sektor veçmas nga viti 2019 po përballet me vështirësi të mëdha, që has në mungesën e tregut të shit-blerjes.
Padyshim që sektori agroushqimor i gjithi në tërësi, krahas krizave botërore, faturohen edhe rritjet e çmimeve, por nga ana tjetër ekzistojnë edhe një sërë problematikash që janë të lidhura jo me faktorin ndërkombëtare, por me politikat e brendshme, politikat fiskale dhe ato të nxitjes dhe mbështetjes ose politikat e subvencionimit.
Po të shohim edhe kronikat televizive pas vitit 2019, skenat me fermer që nuk kanë ku i shesin produktin ndodhin pikërisht atë kohë, kjo falë politikës së gabuar fiskale e cila para një viti shkoj në skemën 20/0 qe bën që i tërë rrejti i brendshëm të mos jete i motivuar, dhe së dyti politikat e nxitjes në bujqësi.
Në Shqipëri ende kjo politike nuk kuptohet, duhet mbështetje nga buxheti i lartë, bujqësia në të gjitha vendet mbështetet nga buxhetet e shtetit.
Duke aluduar në propozimin e fundit të ministres Frida Krifca, se bujqësia ka nevojë për digjitalizim, në mënyrë që të ndihmohet fermeri përmes faqeve online për të zhvilluar bujqësinë e tij, eksperti Zusi, thotë se një gjë e tillë është pozitive.
Krahas kësaj, sipas tij, paraprakisht duhet të mendohet për politikat e nxitjes dhe mbështetjes dhe subvencionit në këtë sektor.
Unë e kam ndjekur interpelancën e Braces në kuvend, dhe për hir të së vërtetës, shpjegimet që dha ministrja Krifca, për një përpjekje për të digjitalizuar mënyrën se di menaxhohet ferma, sektori, prodhimi, etj, nuk janë gjëra të gabuara, përkundrazi janë reforma, të cilat edhe unë vet kam dashur ti realizoj para 7 vitesh, por nuk kanë pasur kuptueshmërinë e duhur.
Në këtë kontest, e shoh si zhvillim pozitiv, por nga ana tjetër, theksoj se krahas bërjes apo futjes në menaxhim të këtyre instrumenteve inovative që rrisin konkurrueshmërinë e tregut, para këtyre duhet të merremi edhe me gjërat emergjente, që pos atyre dyjave, janë edhe çështjet e sigurisë ushqimore, që po kthehen në një barrierë për rritjen e prodhimit ushqimor. Siguria ushqimore nuk është në nivelet e duhura, dhe kjo është një barrierë në shitjen prodhimit, pastaj po të kishte kanale për eksport, do të ishte motivim me i madh për fermerët.



