Këmbim valutor pa licensë, policia arreston 57-vjeçarin në Durrës/ Një tjetër procedohet në gjendje të lirë

Këmbim valutor pa licensë, policia arreston 57-vjeçarin në Durrës/ Një tjetër procedohet në gjendje të lirë

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 57-vjeçar me iniciale L. H., si dhe ka proceduar në gjendje të lirë një 59-vjeçar me iniciale shtetasi B. Sh., pasi ushtronin në mënyrë të kundërligjshme, aktivitetin e këmbimit valutor, si dhe fshihnin të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan shuma parash, të valutave të ndryshme, të cilat këta shtetas i kishin përfituar nga ky aktivitet i kundërligjshëm.

Njoftimi i policisë: Durrës

Vijon operacioni policor i koduar “Informaliteti”.

Goditen 2 raste të veprimtarive të paligjshme të fshehjes së të ardhurave dhe informalitetit.

Ushtronin në mënyrë të kundërligjshme, aktivitetin e këmbimit valutor, si dhe fshihnin të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet, vihet në pranga një kambist, procedohet në gjendje të lirë një tjetër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e krimeve ekonomike dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Informaliteti”, goditën 2 raste të veprimtarive të paligjshme të fshehjes së të ardhurave dhe informalitetit. 

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi L. H., 57 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. Sh., 59 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 13, Durrës, për veprat penale "Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve".

Këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë, në rrugë, duke ushtruar veprimtarinë si kambistë, pa licencën përkatëse.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan shuma parash, të valutave të ndryshme, të cilat këta shtetas i kishin përfituar nga ky aktivitet i kundërligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyaktës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy