Stallone: Tani do jem një superhero plak

Stallone: Tani do jem një superhero plak

Sylvester Stallone, në lidhjen transmetuese me Festivalin e Filmit Giffoni ka bërë një premtim: "Unë do të vij atje vitin e ardhshëm. Do të jetë shumë interesante të rrethohesh nga djem me një entuziazëm kaq të madh", ka thënë ai duke buzëqeashur.

I disponueshëm dhe i qetë, në një takim 15-minutësh Stallone u përgjigjet pyetjeve të të rinjve.

Nga pyetjet që ju drejtuan ai tregon se sa e rëndësishme është të ndiqen ëndrrat.

"Roli i Rokit për mua ishte një bekim dhe një mrekulli. Unë kurrë nuk mendoja se do të bëhej diçka kaq e madhe. Të gjithë kanë një ëndërr në botë dhe Rocky ka treguar që ajo ëndërr mund të realizohet, kështu duhet të bëni dhe ju".

Tani Stallone është e angazhuar në një projekt të ri (xhirimet janë ndalur për shkak të pandemisë). Në këtë projekt ai shprehet se do të luaj rolin e një superheroi të vjetër, i cili nuk dëshiron të jetë më i tillë dhe ka një raport shumë të mirë me një fëmijë.

Kur u pyetën me cilin regjisorë të së tashmes apo të së kaluarës do të zgjidhte të punonte, Stallone shpjegon se "gjithçka varet nga zhanri. Për Rocky do të mendoja për Francis Ford Coppola, për një film fantastik shkencor dikë si vëllezërit Russo dhe Michael Bay.

Ai gjithashtu ka rrëfyer se ai i ka realizuar ëndrrat e tij në jetë, ku përmend dhe Oskarin e fituar në moshën 30-vjeçare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy