
Nën akuzën e përndjekjes së një vajze të mitur, një person është vënë në prangat e policisë së Tiranë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin F. T., 26 vjeç, banues në Mirditë.
Ndalimi i tij u bë për veprën penale “Përndjekja”, pasi akuzohet se ka përndjekur një shtetase të mitur.



