3 viktima dhe 21 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

3 viktima dhe 21 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, njofton se gjatë 24 orëve të fundit tre raste tjera me Covid-19 kanë përfunduar me fatalitet.

Bëhet fjalë për dy pacient nga Kumanova dhe një nga Shkupi. Me viktimat e fundit, në Maqedoni, betejën me koronavirus e kanë humbur gjithsej 74 persona.

Në 24 orët e fundit në vend janë realizuar 279 teste, prej të cilëve 21 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve: 8 raste janë paraqitur në Shkup, në Kumanovë 6, Prilep 4, si dhe nga një në Tetovë, Strugë dhe Pehqevë.

Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoni shkon në 1436.

Gjithsej 38 pacientë janë kuruar brenda 24 orëve. Sipas qyteteve, janë shëruar 19 pacient nga Shkupi, tre nga Tetova, 9 nga Struga, 4 nga Manastiri dhe 3 nga Gostivari.

Numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga Covid-19 tashmë shkon në 627.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy