Juncker: Konflikti Slloveni-Kroaci për kufirin rrezikon zgjerimin në Ballkanin Perëndimor

Juncker: Konflikti Slloveni-Kroaci për kufirin rrezikon zgjerimin në Ballkanin Perëndimor

Mosmarrëveshjet mes Sllovenisë dhe Kroacisë lidhur me kufijtë mund të bllokojnë zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, tha presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker.

“E ardhmja e zgjerimit të BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor është në duart e Sllovenisë dhe Kroacisë”, tha Juncker në një takim me presidentin slloven, Borut Pahor.

Juncker theksoi se ngërçi midis dy vendeve anëtare të BE-së do të ndikojë në perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar.

“Ky nuk është një çështje dypalësh, por një problem që ndikon të gjithë Bashkimin Europian”, tha ai.

Kroacia refuzon zbatimin e një vendimi  të Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit në Hagë verën e kaluar lidhur me vijën prej 670 km të kufirit me Slloveninë. Dy vendet kanë pasur fërkime mbi këtë çështje që pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në vitin 1990. Sllovenia u bë pjesë e BE-së në vitin 2004. Anëtarësimi i Kroacisë në vitin 2013 u bë me kushtin që ajo të pranonte vendimin e arbitrazhit ndërkombëtar.

Kroacia pretendon se procesi është dëmtuar nga lidhjet ndërmjet një gjyqtari slloven të arbitrazhit dhe qeverisë sllovene. Por gjykata e shkarkoi gjyqtarin slloven dhe tha se ky incident nuk ka pasur asnjë impakt në punën e saj.

Presidenti slloven, Borut Pahor, ka vizituar ditët e fundit Brukselin, ku u takua me presidentin e Këshillit të Europës, Donald Tusk, disa ditë pas afati i fundit (29 dhjetor) për zbatimin e vendimit ka përfunduar.  

Që prej 29 dhjetorit, disa anije peshkimi kroate kanë hyrë në ujërat e Sllovenisë në Gjirin e Piranit, zona për të cilën dy vendet kanë pasur më shumë mosmarrëveshje. Juncker, i cili kur firmosi traktatin e pranimit të Kroacisë ka qenë kryeministër i Luksemburgut, tha dje se “nuk do të jem kurrë dakord për të shtyrë rezolutat e vendeve me probleme kufijsh”.

Duke iu refruar shteteve të Ballkanit, mes të cilave dhe Serbia dhe Mali i Zi, të cilat kanë nisur procesin e negociatave, kreu i Komisionit theksoi se “ato duhet të merren vesh me njëra-tjetrën para se të bëhen vende anëtare”.

Në të njëjtën kohë, ai shtoi se askush në BE nuk është i qartë se cili është shkaku i mosmarrëveshjeve dhe liderët e vendeve të BE-së “nuk kanë ndonjë interes për këtë”.

Komentet e tij për pasojat e këtyre mosmarrëveshjeve mbi Slloveninë ishin një sinjal i qartë për Slloveninë, e cila ka kërkuar prej disa muajsh mbështetjen e BE-së.  

Ndërsa presidenti slloven këmbënguli se “Komisioni duhet të përfshihet në mënyrë më aktive në zbatimin e vendimit të arbitrazhit për këtë çështje”.

“Është detyrë politike, ligjore dhe morale ndërhyrja juaj. Kjo është çështje kredibiliteti”, tha Pahor. /EUobserver / Përgatiti: Gazmira Sokoli /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy