Pas inaugurimit të Donald Trump si President i 45 SHBA-ve, në internet dolën fotot dhe videot e momenteve kur bashkeshortja e tij Melani Trump duket e vrenjtur ne fytyre.
Shume u aludua për arsyet e kësaj sjelljeje, por duket se “The Sun” mund ta ketë gjetur shkakun.
Duke iu referuar komenteve të bëra në rrjet, tabloidi britanik “The Sun” shkruan se Zonjës së Parë të SHBA-ve i ka ikur buzëqeshja për shkak të vajzës së Trump, Ivankës.
Sipas “The Sun”, Trump nuk u kthye pas për bashkëshorten e tij, por të bijën, me të cilën shkëmben një bisedë të shkurtër dhe i buzëqeshën njeri-tjetrit.
Kjo sipas përdoruesve të rrjetit, nuk i ka pëlqyer Zonjës së Parë. Por si është e vërteta këtë e di vetëm Melania, por ajo që bie në sy është fakti se me First Lady dhe Ivanka qendron një duel i heshtur dhe kjo do të duket gjatë mandatit të presidentit Trump.



