Mogherini: 2018, vit vendimtar për Ballkanin (VIDEO)

Mogherini: 2018, vit vendimtar për Ballkanin (VIDEO)

Ishte një vit i vështirë për botën dhe sic do vit, edhe 2017 ka patur momentet e vështira, disa prej të cilave të mira, disa kërkuan shumë, shumë energji dhe një punë të jashtëzakonshme ekipi. Si cdo fillim viti të ri, përpiqem të kujtoj 12 cështjet më të rëndësishme të vitit që lamë pas, të cilat do ti vazhdoj edhe në vitin që sapo nisi-kështu e nis shënimin e saj përfaqësuesja e lartë për politikat me jashtë në Bashkimin Europian Federika Mogherini, kushtuar vitit të lamë pas dhe prioriteteve të 2018.

E mes 12 cështjeve më të rëndësishme, ajo rendit Ballkanin, si një prioritet që kërkon vëmendje të vecantë këtë vit. Përkrah fotos me liderët e Ballkanit, Mogherini kujton se 2017 nuk ishte një vit I lehtë për Ballkanin. Kam vizituar gjashtë kryeqytetet e rajonit në një nga momentet më të vështira - në disa raste, një moment krize të thellë politike. Sot, falë vendimeve të guximshme dhe disa veprave të mëdha që bëmë së bashku, këto kriza janë adresuar dhe shumë prej tyre janë zgjidhur -shkruan Mogherini.

Ajo thekson se rruga drejt reformave ka rifilluar, ndërsa paralajmëron se ende ka shumë punë për të bërë dhe kompasi i integrimit evropian po tregon rrugën që vendet e Ballkanit duhet të ndjekin. 2018 do të jetë një vit vendimtar, për të konsoliduar dhe bërë këtë rrugë të pakthyeshme. Do të ishte një rezultat i rëndësishëm jo vetëm për rajonin, por për të gjithë Evropën-thekson Mogherini në shënimin e saj. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy