
Apeli i Posaçëm ka shpallur sot vendimin për Arbër Çekajn dhe të arrestuarit e tjerë për trafikimin e 613 kg kokaine, që u kap në Portin e Durrësit.
Apeli ka vendosur të dënojë me 14 vite burg Arbër Çekajn, ndërsa 10.8 vite burg ka dhënë për administratorin e kompanisë, Donaldo Lushajn, dhe 8.8 vite për shoferin Armando Pezakun.
Arben Çekaj dënohet me 21 vite burg, por përfiton ulje pasi Gjykata më parë ka pranuar gjykim të shkurtuar dhe tashmë do të vuajë 14 vite.
Ndërkohë Donald Lushaj, administratori i ‘Arbi Garden’ u dënua me 16 vite, teksa i shkurtohet në 10 vite e 8 muaj.
Për shoferin e kamionit që çoi kontejnerin në magazinën e tij, Armando Pezaku, u dha dënimi me 13 vite burgim, dhe i ulet në 8 vite e 8 muaj.
Pas shpalljes së vendimit mësohet se Arbër Çekaj nuk ka bërë asnjë reagim, por e ka pritur atë i qeshur.



