
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare kryesisht në relievet malore në lindje si dhe zonën e jugut.
Në relievet malore të zonës së jugut nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht e karakterit lokal, pas orëve të pasdites ndërprerje e reshjeve.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 34°C vlera më e lartë në rang vendi.



