Klinton-Trump, “përplasja” finale para zgjedhjeve

Klinton-Trump, “përplasja” finale para zgjedhjeve

Hillari Klinton është fituesja e debatit të tretë televiziv me rivalin Donald Tramp. Pas debatit të zhvilluar mbrëmë, Klinton shihet si fituese me 52% të ndjekësve. Kandidatja demokrate cilësohet si në avantazh nga gjigantët mediatikë CNN dhe “Washington Post”, sipas të cilave Tramp e humbi mundësinë për të fituar terren.

“Donald Tramp është kandidati më i rrezikshëm në historinë amerikane”, u shpreh Klinton në përballjen finale me rivalin republikan.

Tramp i quajti false akuzat që i janë bërë së fundmi nga disa gra për ngacmim.”Janë thjesht gra në kërkim të famës. Nuk kam bërë asgjë nga ato që thuhen”, tha Tramp.

Ai ka ngulur këmbë sërish për murin që sipas tij do të pengojë hyrjen e emigrantëve në SHBA. “Kemi nevojë për kufij të sigurt. Asnjë vend nuk mund të kezistojë pa kufij. Unë do ta ndërtoj murin”, tha ai.

Klinton dhe Tramp u ngjitën për herë të tretë në skenën e debatit presidencial, të moderuar nga Chris Wallace në “Fox News”. Ky është debati i tretë dhe i fundit që e nxjerr Klintonin në epërsi. Më 8 nëntor, amerikanët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri.    

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy