30 punonjës të inceneratorit në Elbasan në protestë:  Dy muaj pa paga, kushtet e punës skandaloze (VIDEO)

30 punonjës të inceneratorit në Elbasan në protestë:  Dy muaj pa paga, kushtet e punës skandaloze (VIDEO)

Më shumë se 30 punonjës të inceneratorit të Elbasanit u ngritën sot në protestë me pretendimin se prej dy muajsh nuk marrin pagat.

Ata kanë bllokuar hyrjen për te inceneratori duke penguar në këtë mënyrë edhe futjen e kamionëve brenda ambientit.

Për ‘MCN Live’ punëtorët shprehen se nuk kanë për të lëvizur nga aty deri në momentin që do të paguhen pasi kjo është e vetmja e ardhur me të cilat ata mbajnë familjet.

Krahas problemit të mosdhënies së pagave, punonjësit janë ankuar edhe për kushtet e punës të cilat i kanë cilësuar si skandaloze.

Kemi jetuar me borxhe deri tani, kemi dy muaj që nuk na japin rrogat. Kërkojmë ndihmë te komshinjtë. Sa për kushte e punës nuk janë aq të mira por ne duam paratë të mbajmë familjet. Këta na mashtruan nuk po na japin paratë. Nëse na japin lekët i kthehemi punës në të kundërt vazhdojmë grevën derisa të marrim rrogën tonë. Dje na thanë në telefon se do na kalojnë lekët, edhe sot në mëngjes asgjë. Jemi kërcënuar na kanë thënë keni hyrë në hasmëri me firmën dhe bashkinë. Ne po kërkojmë të drejtën tonë. Kushtet e punës skandaloze fare, një herë në dy javë na japin dorashka, na ruan zoti atje.

Ndërkohë kujtojmë se vetëm javën e shkuar komisioni hetimor zbarkoi në inceneratorin e Elbasanit ku nuk munguan as përplasjet mes përfaqësuesve ta mazhorancës dhe opozitës pasi këta të fundit e konsideruan një shfaqe teatrale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy