Mosmarrveshjet për targat/ Kurti e Vuçiç takohen në Bruksel

Mosmarrveshjet për targat/ Kurti e Vuçiç takohen në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet të zhvillojnë një takim të dielën në mbrëmje ose të hënën.

Dy liderët janë ftuar për një takim të nivelit të lartë në Bruksel në kuadër të dialogut, me qëllim arritjen e një marrëveshje.

Ftesa për takim është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, deklaroi se çështja e targave është një problem që duhet zgjidhur para datës 21 nëntor, kur hynë në fuqi masa e gjobitjes prej 150 eurosh për serbët që nuk konvertojnë targat ilegale në RKS. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy