Meta-studentëve: Bashkoni dhe ngrini zërin së bashku me pedagogët

Meta-studentëve: Bashkoni dhe ngrini zërin së bashku me pedagogët

Kreu i Partisë së Lirisë i ka bërë thirrje studentëve të ngrenë zërin e tyre së bashku me pedagogët të cilët sipas tij po i japin një leksion mbarë shoqërisë se si rivendoset dinjiteti në punë, se si ushtrohen të drejtat kushtetuese të protestës dhe të grevës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se PL mbështete pedagogët dhe studentët dhe do të jetë gjithmonë në krah të tyre.

Urimet më të përzemërta të gjithë studentëve e në mënyrë të veçantë, atyre që ulen për herë të parë në auditore, në këtë fillim të vitit të ri akademik!
Vitet e universitetit janë më të rëndësishmet për t’u aftësuar me njohuri që do t’jua bëjnë të ardhmen më të sigurt.
Sot, është koha të kemi një jetë universitare cilësore dhe të pavarur nga pushteti, e cila u shërben vetëm studentëve dhe të ardhmes së Shqipërisë.
Unë ju bëj thirrje studentëve që të bashkojnë dhe të ngrenë zërin e tyre së bashku me pedagogët, të cilët sot po i japin një leksion mbarë shoqërisë se si rivendoset dinjiteti në punë, se si ushtrohen të drejtat kushtetuese të protestës dhe të grevës, për të kërkuar paga dinjitoze dhe kushte të denja pune.
Partia e Lirisë mbështet plotësisht pedagogët dhe studentët dhe do të jetë gjithmonë në krah të tyre për paga dinjitoze dhe për kushte sa më të mira.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy