Qeveria e Zelandës së Re ka filluar një fushatë për të mbrojtur fëmijët nga përmbajtja e dëmshme në internet.
Projekti quhet "Keep It Real" dhe ka si qëllim të sensibilizojë individët, veçanërisht prindërit që të flasin për çështje të tilla si ngacmimi në internet dhe pornografia.
Falë një faqe në internet të dedikuar, prindërit mund të kenë mbështetje dhe këshilla se si të merren me këto probleme me fëmijët.
Në serinë e reklamave të lançuara, ka një kushtuar përmbajtjes pornografike, shumë e ndjekur nga adoleshentët: dy aktorë pornografikë paraqiten në shtëpinë e një djali, duke i zbuluar nënës se djali i saj shikon videot e tyre, të cilat në fakt janë të ndaluar më të miturit.



