Qendra e re e Kontrollit të Trafikut/ Rama: Një kapitull i ri në historinë e administrimit të territorit. Balluku: Inovacioni më i madh

Qendra e re e Kontrollit të Trafikut/ Rama: Një kapitull i ri në historinë e administrimit të territorit. Balluku: Inovacioni më i madh

Kryeministri Rama ka zhvilluar sot një inspektim në Kamëz, në Qendrën e Re të Kontrollit të Trafikut, ku bashkërendohen një sërë projektesh dhe skuadrash, e ku gjithçka do të ndërlidhet me projektin e Revolucionit Digjital “Qytet i Mençur” (SmartCity), duke garantuar monitorimin e të gjitha rrugëve 24/7 dhe koordinimin e Policisë Rrugore, Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Emergjencave Civile.

Drupal Ad

 

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku tha se ky projekt është inovacioni më i madh në infrastrukturën rrugore.

Jemi gati për fillimin e operimeve. Është dita e parë e testimit në terren, edhe nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit të të gjitha skuadrave të cilat do të jenë operative në Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut. Ky është inovacioni më i madh që sjellim për infrastrukturën rrugore.

Kryeministri Rama gjatë inspektimit tha se sot merr rrugë një kapitull i ri në historinë e administrimit të territorit dhe në historinë e asistencës për qytetarët në të gjitha nivelet.

Merr rrugë një kapitull i ri në historinë e administrimit të territorit dhe në historinë e asistencës për qytetarët në të gjitha nivelet, në nivelet e sigurisë rrugore, në nivelin e emergjencave civile dhe është një detyrim i madh që do ta shoqërojmë me një reformë ku të gjitha urgjencat dhe të gjitha thirrjet të jenë të unifikuara. Kjo është ajo që na duhet. Kjo qendër moderne monitorimi do të mbështetet nga sistemi i 'qyteteve të zgjuar' me rrjetin e kamerave inteligjente dhe ai që do të bëjë të mundur që në kohë reale  të mblidhet informacioni në çdo metër për të gjitha natyrat e problematikave dhe më fund të largohet përgjegjësia nga pritat në rrugë, por të jetë e gatshme që me sinjalizimin e këtij inspektori virtual të vihen në lëvizje.

Qendra do të funksionojë me 122 operatorë, ku në këtë fazë fillestare të monitorimit janë lidhur me kamera 200 km e para, të cilat mbulojnë autostradat kryesore Tiranë-Durrës, Durrës-Rrogozhinë, Rrogozhinë-Fier, Fier-Vlorë, e ku synimi final është mbulimi i 3650 km që janë aset i inventarit të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Po ashtu sot në këtë qendër u firmosën edhe memorandumet e bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Shëndetësisë/Emergjencat Civile.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy