Ndeshja mes Skënderbeut dhe Dinamo City, nuk do të luhet ditën e sotme në orën 17:00, siç ishte njoftuar më herët.
Shkak për këtë vendim, janë bërë kushtet atmosferike. Fusha në Korçë është e mbuluar nga dëbora dhe për këtë arsye ndeshja është shtyrë.
Komisioni i Garave në FSHF, do të marrë një vendim në ditët e ardhshme, për të përcaktuar ditën kur do të luhet ndeshja.



