Kurti e Konjufca padisin për shpifje Thaçin e Veselin

Kurti e Konjufca padisin për shpifje Thaçin e Veselin

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie Glauk Konjufca, kanë dorëzuar sot në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, padi ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli, raporton Koha Ditore.

Sipas Kurtit në seancën e cila është mbajtur me 28 dhjetor, për rastin ‘Syri i Popullit’, Thaçi dhe Veseli nën betim kishin shpifur për të, Glauk Konjufcën dhe Sadri Ramabajën.

"Dorëzimin e kallëzimit penal kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, po e bëjmë sot duke pasur parasysh deklarimet e rrejshme kundër ‘Syrit të Popullit’ me rastin e sulmit që kanë bërë ata kundër meje dhe Glaukut . Këta aty kanë bërë deklarata të rrejshme, kanë shpifur. Ka ta bëjë me tendencë politike të qartë, që ta luftojnë Lëvizjen, kjo ka të bëjë me eliminim politik të Vetëvendosjes”, tha Kurti.

E shefi i GP të VV-së Glauk Konjufca, tha se Thaçi e Veseli kanë zgjedhur që përmes drejtësisë ta godasin kundërshtarin politik.

Kujtojmë se gjatë vitit të kaluar në Kosovë, doli në pah një organizatë e ashtuquajtyur “Syri i Popullit” i cili pretendon se ka nën vëzhgim përfaqësues politik dhe figura tjera instiucionale në Kosovë, në Kosovën Lindore dhe Maqedoni, të cilët sipas tyre, nuk e zgjidhin drejtë çështjen shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Të njejtët janë etiketuar si “Tradhtarë”, që duhet ekzekutuar nga Lëvizja “Syri i Popullit”. Kjo organizatë kishte marrë përsipër atentatin kundër avokatit të njohur Azem Vllasi,vitin e kaluar në Prishtinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy