Merkel: Rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave për Shqipërinë

Merkel: Rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave për Shqipërinë

Kancelarja Angela Merkel deklaroi se qeveria gjermane ka dhënë një rekomandim pozitiv lidhur me hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në, por fjalën e fundit do ta thotë Bundestagu në datë 26 shtator. Këto komente, Merkel, i bëri në një konferencë të përbashkët me kryeministren serbe, sot në Berlin.

Kancelarja u pyet lidhur me opinionin e Francës dhe Holandës, që janë dy nga vendet skeptike për zgjerimin, por u përgjigj vetëm për Gjermaninë.

“Nuk mund të flas​ për vendet e tjera pasi ato vendosin vetë, por së pari mund të them për pozicionin gjerman, i cili lidhet me Bundestagun gjerman. Qeveria ka dhënë një rekomandim pozitiv për të dy vendet me specifikat e veta, si për Maqedoninë e Veriut ashtu dhe për Shqipërinë, por është Bundestagu ai që do të vendosë dhe besoj së shpejti do të kemi një vendim”, deklaroi Merkel gjatë konferencës me kryeministren e Serbisë.

Por, sipas raportimeve të DW në qarqet e grupit parlamentar CDU/CSU Bundestagu, pritet që ti vendosë nëntë kushte Shqipërisë për hapjen e negociatave. 

Deputetët e parlamentit gjerman do të vendosin për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë mbrëmjen e së enjtes të datës 26 shtator. Sipas rendit të ditës debati dhe votimi do të nisin në orën 21 e 30 të mbrëmjes së të enjtes dhe është parashikuar të zgjasë rreth 40 minuta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy