Sekuestrohet një anije peshkimi me naftë kontrabandë në portin e Durrësit. Gazetarja Ervina Garo në një lidhje me MCN Live raporton se janë sekuestruar rreth 50 mijë litra naftë kontrabandë.
Ajo ka bërë me dije se anija e sekuestruar “Geni” është e katërta anije peshkimi që zbulohet me naftë kontrabandë në hambarin e saj.
Anija “Geni” është furnizuar me naftë nga një anije libaneze në afërsi të brigjeve italiane. Anijet e peshkimit, prej vitesh janë kthyer në protagoniste të kontrabandës së naftës në vend.
Ato e marrin me çmim shumë të ulët në vendet e Lindjes së Mesme, me pretendimin se po furnizohen për nevojat e veta dhe pastaj e shesin në treg me çmim shumë herë më të lartë.



