Vaksina ruse kundër Covid do të përdoret në BE, kush është vendi i parë që do ta marrë

Vaksina ruse kundër Covid do të përdoret në BE, kush është vendi i parë që do ta marrë

Vaksina ruse kundër Covid-19 do të përdoret edhe në vendet e Bashkimit Europian duke filluar nga sot.

Hungaria është bërë vendi i parë i BE-së që përdor vaksinën Sputnik V, kundër Covid, e cila është vënë në dispozicion në 2,800 doza fillestare.

Zyrtari kryesor mjekësor i Hungarisë tha se shpërndarja kishte filluar në stacionet të caktuara të vaksinimit të Premten.

Zyrtarët evropianë fillimisht ishin skeptikë në lidhje me efektivitetin e vaksinës së njohur si Sputnik V, por një studim i botuar në revistën mjekësore “The Lancet” javën e kaluar zbuloi se kishte 91.6% efikasitet kundër virusit.

Vaksina Sputnik V gjithashtu po përdoret edhe në disa vende jo-anëtare të BE-së, duke përfshirë Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka deklaruar se pas vendimit të tij për miratimin e vaksinës ruse qëndron mungesa e miratimit evropian të vaksinave.

“Çdo ditë që do të kalonim në pritje të Brukselit, do të humbnim njëqind jetë njerëzish” ka thënë ai për një radio locale ditën e sotme.

Autoritetet hungareze kanë dhanë një autorizim gjashtë-mujor  të vaksinës Sputnik V që prej janarit dhe Sinopharm, një nga dy vaksinat e zhvilluara në Kinë, është miratuar gjithashtu në Hungari.

*Burimi Euronews

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy