Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit është një ditë e rëndësishme në mbarë Evropën dhe në të gjithë botën. Por ndërsa flasim për fatin e qindra shqiptarëve në kampin e Mathausen në Austri me të drejtë na intereson të dimë se si Austria është përballur me këtë pjesë të historisë së saj. Ndiqni për më tepër atë çfarë thotë për Blerina Goce dhe “EuropeIN” në MCN TV, Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, z. Christian Steiner.
Christian Steiner, Ambasadori i Austrisë në Shqipëri
“Mendoj se 27 janari është shumë i rëndëishëm. Është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, përkujtimi i këtij krimi me 6 milionë hebrenj që u vranë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Fatkeqësisht edhe disa shqiptarë u deportuan në Mathausen, një kamp përqendrimi i cili ndodhej në Austri dhe 427 shqiptarë vdiqën dhe fatmirësisht disa mbijetuan dhe besoj se është shumë e rëndësishme që sot ne shohim historinë e këtyre shqiptarëve në Muzeun Kombëtar në Tiranë.”
“Dua të them se në Austri u desh pak kohë që të përballemi dhe të njohim ashtu siç është historinë tonë. Të jem i sinqertë, diçka e tillë ndodhi vetëm rreth 30 vjet më pare, kur Austria dhe austriakët pranuan krimet e tyre. Kjo pati ndikim në të gjithë kuptimet, ndërsa përpiqemi jo vetëm të kujtojmë por edhe të kompensojmë aq sa mundemi sot, përshembull duke iu ofruar nënshtetësinë austriake pasardhësve të viktimave të regjismit nazist.”



