
Duke filluar nga ora 13:30, do të luhet sfida mes Egnatias dhe Teutës, e vlefshme për javën e 25-të në Superiore.
Rrogozhinasit nuk njohin fitore në kampionat prej tre ndeshjesh dhe do të kërkojnë të kthehen sot te suksesi. Ndërkohë durrsakët, duan të largohen nga zona e ftohtë.
Ndeshja do të transmetohet në MCN 24, ndërsa janë zbuluar edhe titullarët.
FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Sherri, Dylis, Aleksi, Montenegro, Fernando, Ndreca, Zejnullai, Xhemajli, Rama, Fangaj, Ibrahimoglu.
TEUTA: Vata, Jazxhi, Peposhi, Beqja, Daci, Boci, Kruja, Lloci, Gjinollari, Fili, Gjini.



