
Politologu Ilir Kalemaj në studion e MCN Live ka komentuar lidhur me debatet e krijuara ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë për rezolutën e Kosovës për të cilën u shpreh se opozita duhet të ishte e unifikuar.
Ai tha se ka njëlloj hipokrizie nga ana e maxhorancës sa i përket çështjes së Kosovës. Sipas tij, rezolutat kanë thjeshtë vlerë simbolike dhe se Shqipëria nuk mund të flasë në emër të Prishtinës.
Natyrisht që duket se ka një tentativë të maxhorancës për ta shtyrë në pafundësi ndarjes se kujt i takon grupi parlamentar i PD. Sa më të përçarë të jenë ata dhe kush do kontrollojë grupin parlamentar të PD aq më të lehtë ajo e ka për të shtyrë përpara ato që ka parashikuar në axhendën parlamentare. Ajo që bën përshtypje si qytetar është fakti se si ka mundësi që u rrit me 1500 lekë pensioni dhe shkon 8 mln lekë paga për anëtarët në kushtetuese. Nuk është se reforma në drejtësi mbeti te gjykata kushtetuese pasi është dhe GJKKO apo SPAK që kanë më tepër mbështetje në këtë fazë. Këto janë paradokse që qytetarët i vënë re, ashtu sikurse vënë re rritjen e çmimeve etj etj.
Sa i përket çështjes së Kosovës ajo është një gjë tjetër, aty ka njëlloj hipokrizie nga maxhoranca sepse për çfarë bëjnë rezolutë kur del kryeministri me zë dhe figurë që bën një deklaratë norvegjeze se sa si kryeministër i Shqipërisë që ka detyrim kushtetues.
Rezolutat kanë vlerë simbolike. E njëjta gjë sot ne diskutojmë për rezolutë. Opozita ka për detyrë kurdoherë që sheh se ka cedim të kërkojë interpelancë me kryeministrin. Dëmi që mund të ketë shkaktuar mund të jetë i madh sepse mund të keqpërdoret nga propaganda e Serbisë. Shqipëria ka detyrim kushtetues të mbrojë interesat e shqiptarëve.
I pyetur nëse ka apo jo akordim të këtyre çështjeve me Prishtinën, Kalemaj tha se Kurti dhe Rama duhet të përafrojnë qëndrimet e tyre.
Nuk ka hiç akordim mes tyre, sepse nga 20 korriku i këtij viti kur Rama shkoi në Prishtinë dhe nuk u takua dot me Kurtin, kjo i parapriu kancelimit të mbledhjes së dy qeverive dhe nga ai moment nuk kemi një komunikim zyrtar formal mes Ramës dhe Kurtit. Tani kush e ka fajin këtu, në fund të ditës po diskutohet për Kosovën, Shqipëria s’mund të ketë rol parësor aty, tani jemi në një realitet tjetër. Kosova është shtet i pavarur i njohur nga 22 shtete të BE, nga G7 është një shtet duke aplikuar dhe tentuar të hyjë në organizata të KE dhe pret liberalizim të vizave dhe një vend potencial për në NATO prandaj Rama duhet të përmbajë gjuhën e tij shpeshherë acide e njëjta gjë vlen dhe për Kurtin. Rama dhe Kurti nuk janë të rinj në politikë, në këtë sens pse duhej kjo luftë kaq e ashpër mes të dyve, ata duhet tqë përafrojnë qëndrimet e tyre.



