Partia Demokratike ka mbledhur sot grupin parlamentar për të diiskutuar rreth zgjedhjeve të 18 qershorit. Gjatë mbledhjes, deputeti Genc Ruli hodhi idenë e shtyrjes së zgjedhjeve në të mirë të garantimit të një procesi normal zgjedhor.
“Për të arritur zgjedhje normale ja vlen të shtyhet data e zgjedhjeve”, citohet Ruli nga ORA.
Ndërsa deputeti Aldo Bumçi ka deklaruar se nëse niset aksioni, duhet të përfundohet.
“Duhet të përgatisim variantin tonë, të kemi kujdes në vendimmarrje”, ka thënë Bumçi para Bashës dhe deputëtëve të tjerë.
Ndërsa nënkryetari i Parlamentit, Edmond Spaho, ka propozuar që të përdoret bojkoti i Parlamentit, ide që është kundërshtuar nga deputetja Bregu.
Spaho: Të dalim nga parlamenti për presion, kemi memorandum me 22 parti
Bregu: Jo 22 parti po 52 të jenë aleatët tanë, barra është e jona. A jemi të sigurt se jemi në gjendje për protesta? Une nuk jam për të dalë nga Parlamenti.



