Është arrestuar në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, një 20-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.
Në prangat e policisë ka rënë Olsi Kapllanaj, 20 vjeç, banues në Ballsh.
Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, vepër për të cilën Kodi Penal italian parashikon maksimum dënimi, 24 vjet burgim.
Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 20-vjeçarit, në Itali.



